osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kulaçi i Monikës, kërbaçi i Berishës dhe dasma pas morti, që nuk ka fund!

Kulaçi i Monikës, kërbaçi i Berishës dhe dasma pas morti, që nuk ka fund!

Nga Anri Bala

As që më bëjnë fare përshtypje ato që tha Saimir Tahiri, por vetëm sa më vuri në një gjendje hipnoze, duke mos e kuptuar as vetë se ku jetoj. Ndërsa Tahiri fliste dhe mbrohej, që të themi të vërtetën ishte në të drejtën e tij, njerëzit që ai akuzonte, ishin duke bredhur e qeshur, gëzuar e harlisur me paratë e këtij populli. Pak më tutje, në një media tjetër, fliste ai, i akuzuari, që hëngri kulaçin me kumbulla të kuqe, si shpërblim për kërbaçin e një viti më parë.

Kërbaç i gjakosur dhe aq i rëndë, jo vetëm për viktimat, por për demokracinë, për ëndrrën e çdo kombi… lirinë. Por ai nderohet e respektohet dhe bënë dasëm pas “mortit” të demokracisë, ndërsa ai tjetri vazhdon e vallëzon, edhe kur fshati digjet e ai… krifet, e kur nikoqirja e  mortit, shëtit lartë e poshtë deri në Kinën e largët, me paratë e mjerimit dhe të varfërisë së mijëra njerëzve dhe flet u jep leksione kinezëve për turizmin 4 stinët, në Gjirin e tyre… Lalëzin.

Ruajm o Zot, të mos shkalloj… sepse më trondit guximi i kësaj gruaje, dikur “buxhak sot konak”, duke mos bërë asgjë, përveçse darka dhe darka, dreka dhe dreka, festa e shëtitje pa fund, herë si gjynafqare e ve, e herë si dashnorja e burrit të saj e maskuar, e herë si Monika Sihanuk, kur princin e kishin rrëzuar nga froni.

Heshtje e madhe e shtetit, ligjit, për qytetarin që grabitet, a thua se e ka për detyrë të grabitet… legjitimon “mbretëreshën” e rrëzuar, që “thesarin” e saj ta përdor si të doj në kohën e “zënë”, kur qytetarët dëgjojnë e durojnë deri në plasje, zagarët që kacafyten dhe që sajojnë gjithfarë menyrash të na bindin, se ish kundërshtari i tyre më i egër, ish ministri më i ri e më me pak mëkate i këtij vendi… është e keqja e Shqipërisë!

Natyrisht, njeri më të sigurt se kryetari i  “dasmës mortore” nuk mund të gjendet, sepse askush nuk pipëtinë kur ai i fërshkëllen dhe e jargavit me jargën e tij në surrat, sa herë do dhe ashtu siç do dhe di ai.

Askush nuk flet, nuk pyet, se përse u hëngër kulaç me 15 në “kullën e ngujimit”, kur 16 janari… ishte nesër?! Kush e hëngri kulaçin nga ato të katër dhe i pesti paralel, për të shpëtuar atë të “pafajshmin e bllokut”?!

Si mundet të dal i pastër ky njeri, që “luftoi” për drejtësi… por e fitoi vetëm falë parzmores dhe kokores të bërë dhuratë nga babai e nëna…?!

Takimi i mbrëmjes së “kulaçit rosto”, ishte një presion ndaj pushtetit gjyqësor dhe ja arriti qëllimit me injorimin e ekspertizës së FBI-së, me ekspertizën e xhambazo-specialistëve tanë, që i faturuan xhepave të shqiptarëve, veç 7% të famshëm të videos edhe 30 milion lekë të tjera për ekspertizën, të paguara nga secili prej nesh që u treguam mosbesues, se sa i frikshëm ishte pushteti i tyre.

Banda e kulaçit na tregoi, se nuk kanë vetëm imunitet, por edhe “impunitet”! Kanë fuqi për t’i thënë sistemit të drejtësisë stop, se kanë emrin pushtet… në këtë rast, grupi kulaç-kërbaçi. Dasma funksionon e nuk ndalon, sepse sistemi nuk funksionon. Akoma kjo klikë njerëzish, mund të tallë e fyej këdo, e pse jo edhe ta dënoi, kur askush nuk i dënon ata… të zotët e “dasmës mortore” të këtij vendi.

Ndërsa djaloshi i ri, që shkatërroi ngrehinën kriminale të tyre, që kurrë nuk do të kalohet aq lehtë si “vendim politik”, përpëlitet dhe kot lodhet, sepse ne jemi…

Nuk e di, pse këta më kujtojnë vallet e nekrofilëve nëpër varreza, me partnerë skelete, kur kanë kaq kohë që festojnë, hedhin valle e gëzojnë dhe askush si ndalon. Edhe ne vetë, siç duket kemi harruar… se jemi të gjallë./Ekskluzive.al