osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjarja në Bularat/ Oficeri i policisë greke në Tiranë për të shkëmbyer informacion!

Ngjarja në Bularat/ Oficeri i policisë greke në Tiranë për të shkëmbyer informacion!

Pesë ditë pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër dhe tensioneve mes dy vendeve, një oficer grek do të vijë sot në Gjirokastër për të marrë informacion mbi ekzekutimin e Konstantinos Katsifas nga RENEA ditën e diel.

Burime për Report Tv pohojnë se zyrtari grek do të zhvillojë një takim me drejtuesit e policisë shqiptare për të marrë informacion për vrasjen e 35-vjeçarit, por jo për të vëzhguar hetimet, të cilat janë kompetencë e prokurorisë, jo policisë.

Report Tv mëson gjithashtu se gjatë vizitës, oficeri i policisë greke do të diskutojë me homologët shqiptarë edhe mbi mbarëvajtjen e ceremonisë së varrimit të ekstremistit për të shmangur konfliktet e mundshme.

Udhëtimi i oficerit grek në Shqipëri vjen vetëm disa orë pas një bisede telefonike mes zëvendës Ministrit të Jashtëm George Katrougalos me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Prokuroria e Gjirokastrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda në Tiranë vijojnë hetimet në Shqipëri për vrasjen e grekut, trupi i të cilit ndodhet në morgun e QSUT për një ekspertizë të detajuar.

Ndërkohë që edhe pala greke ka hapur një hetim në Athinë.

Konstantinos Katsifas u vra ditën e diel në Gjirokastër nga RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej dhe hapi zjarr kundër efektivëve./Shqiptarja.com