Agon Amiga ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me projektin më të fundit muzikor, përmes të cilit ofendonte rëndë reperin Ledri Vula.
Reperi së fundmi u përfol në media për zënkën që kishte me kundërshtarin, Vula, të cilit i drejtohet me fjalët “Une s’po shoh vulë, une po shoh gay”.
Por një ditë pas publikimit të këngës, Agonit i ka ndodhur e papritura.
Ai ndau një postim me ndjekësit ku tregon se një këngë e tij është fshirë nga kanali, YouTube.
“Mundesh edhe krejt këngët të mi fshish prej YouTube-it por historinë time kurrë s’mundesh”, ka shkruar Amiga.
Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë kundërpërgjigje nga ana e Ledrit, por mediat e Kosovës dyshojnë se bëhet fjalë për një veprim nga ana e grupit RedBox, aty ku gjendet edhe Ledri.