osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Greqia nuk ndërhyn dot në hetimet për Katsifas, ligji është i qartë, po bëjnë nacionalizëm të shthurur

Greqia nuk ndërhyn dot në hetimet për Katsifas, ligji është i qartë, po bëjnë nacionalizëm të shthurur

Vrasja e ekstremistit grek, Konstantinos Katsifas në Bularat të Gjirokastrës hapi një debat shumë të madh jo vetëm për qëndrimin që mbajti RENEA, por edhe për hetimet nga autoritetet shqiptare. Greqia kërkoi që të merrte pjesë në hetimet shqiptare, ndërsa në momentin që një kërkesë e tillë iu refuzua, ata vendosën të nisnin një hetim paralel. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj komentoi ditën e djeshme këtë qëndrim të mbajtur nga pala greke. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, ai deklaroi se autoritetet greke nuk mund të ndërhyjnë në hetimet për vrasjen e ekstremistit grek. Avokati u shpreh se Greqia ka të drejtë të kërkojë informacione, por jo të ndërhyjë në hetime. Sipas tij, një gjë të tillë e përcakton shumë qartë ligji.

“Ky nuk është problem i organeve të hetimit të Greqisë. Duhet ndarë kjo gjë përfundimisht kjo situatë. Në qoftë se kemi një vepër penale ndaj shtetasit, qoftë edhe homogjen që nuk përjashton mundësinë që është shqiptar, autoriteti i vetëm për shkak të konceptit ose juridiksionit, pra konceptit juridiksional, kompetencë juridiksionale edhe kompetencë procedurale është autoriteti i shqiptar. Nuk ka fare në dorë gjë për shkak të homogjenizmit, të kenë në dorë edhe autoriteti grek. Kjo duhet ndarë përfundimisht. Pastaj është e drejtë e autoriteteve greke, për shkak edhe të karakterit nacional të fqinjësisë që ka edhe vetë subjekti, për të marrë informacione nga autoritetet e hetimit në Shqipëri”, tha avokati.

Sokol Hazizaj aludoi se përmes shprehjes së nacionalizmit për rastin në fjalë, grekët mund të kërkojnë të fshehin diçka tjetër në lidhje me hetimet. Ai e konsideroi nacionalizmin e fqinjëve si të shfrenuar dhe të tepruar. “Koncepti territorial është koncept themelor penal, material dhe procedural gjithashtu. Nuk mundet dhe nuk ka sesi, asesi, asnjë autoritet tjetër, e ka shpjeguar shumë mirë Kodi i Procedurës Penale, asnjë autoritet tjetër, pa qenë një marrëveshje e posaçme, kur nuk ka marrëveshje, të ndërhyjë në procesin e hetimit. Pra, e theksoj edhe një herë, që kjo duhet ndarë përfundimisht. Ajo çka duan autoritetet greke dhe ajo çfarë kërkojnë ata është që nëpërmjet nacionalizimit të shthurur të tyre, kërkojnë të fshehin ndonjë gjë tjetër”, deklaroi dje Sokol Hazizaj.