osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasadori i OSBE në Tiranë: Ekstremizmi i dhunshëm, kërcënim global që nuk njeh kufij

Ambasadori i OSBE në Tiranë: Ekstremizmi i dhunshëm, kërcënim global që nuk njeh kufij

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt deklaroi ditën e djeshme se ekstremizmi i dhunshëm është një kërcënim global që nuk njeh kufij. Në hapje të konferencës rajonale dyditore për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizimit që çojnë në terrorizëm, ambasadori Borchardt theksoi se ekstremizmi i dhunshëm nuk është më një histori që vjen nga vende të largëta, por bëhet çështje e prekshme. Sipas tij, Shqipëria e ka treguar se lufton me zero tolerancë terrorizmin, pasi shumë “terroristë” sot janë në burgje.

“Ekstremizmi i dhunshëm është një kërcënim global, që nuk njeh kufij, gjeografikë apo politikë qofshin. Ai përhapet në tërë botën dhe sjell pasoja negative në të gjitha vendet ku e gjejmë. Duke pasur parasysh angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe integrimin gjithnjë e më të madh të saj në proceset globale, ekstremizmi i dhunshëm nuk është më një histori që vjen nga vende të largëta, por bëhet çështje e prekshme. Është e vërtetë që në burgje ndodhen vetëm 16 ekstremistë, por ka ende njerëz që do të kthehen dhe është e rëndësishme të jemi të përgatitur. Ky është një fenomen që nuk sulmon vetëm sistemin e burgjeve, por ai sulmon, përçan dhe dëmton shoqëritë”, deklaroi ai.

Më tej, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt u shpreh se shqiptarët kanë traditën e tolerancës dhe respektit fetar. Sipas tij, kjo vlerë Made in Albania është një aset i madh shoqëror që duhet ruajtur dhe mbrojtur kundër atyre që e sulmojnë. Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve institucionale të Shqipërisë për të vepruar kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mes nismave të tjera, Prezenca ka përgatitur një modul trajnimi bazë për personelin e burgjeve dhe shërbimit të provës mbi këtë fenomen në burgje dhe në shërbimin e provës, si dhe ka mbështetur trajnimin e rreth 110 punonjësve të vijës së parë në burgje. Ndërkohë, vijon të zhvillohet një trajnim i ngjashëm për personelin e shërbimit të provës. Një raport i vlerësimit të nevojave për shqyrtimin e kapaciteteve të Shqipërisë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm, në kontekstin e burgjeve dhe shërbimit të provës, u shpërnda për të pranishmit në konferencën e djeshme.