osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si e pagoi Llalla shkollimin e fëmijëve jashtë, kur kaloi në kufi me rreth 60 mijë euro cash!

Ja si e pagoi Llalla shkollimin e fëmijëve jashtë, kur kaloi në kufi me rreth 60 mijë euro cash!

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pak ditë më parë gazeta dha informacione se si janë angazhuar disa institucione në proces, ndërkohë që prokuroria ka zgjatur afatet e hetimeve. Por në dritë kanë dalë informacione të tjera ndaj 4 akuzave të ngritura ndaj ish-kryeprokurorit. Ai po hetohet për: fshehje pasurie, pastrim parsh, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të të ardhurave në kufi. Arsyeja që hetohet për fshehje pasurie është se vetingu dhe ILDKP e kanë gjetur me pasuri të pajustifikuar.

Për pastrim parash po hetohet pasi ka blerë shumë prona lirë dhe i ka shitur shtrenjtë. Ndërsa për shpërdorim detyre dyshohet se ka pasur abuzime me një tender. Por sa i takon mosdeklarimit të të hollave në kufi nuk ka pasur asnjë informacion. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë mbi 60 mijë e padeklaruar. Prokuroria dhe autoritetet e tjera përgjegjëse kanë zbuluar se ish-kryeprokurori ka kaluar në kufi rreth 60 mijë euro cash, e cila pretendohet nga organi i akuzës se është në shkelje të ligjit. Sipas ligjit, nuk lejohen më shumë se 10 milionë lekë të vjetra me vete në kufi.

Por kryeprokurori në argumentet e tij në ankimimin që bëri në Apel, ka deklaruar se paratë i ka kaluar në disa sasi brenda limitit që lejon ligji. Po ashtu Llalla ka shpjeguar se paratë kanë shkuar për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit. Por prokuroria ka ngritur dyshime mbi arsyet se përse nuk janë bërë transferta përmes bankave dhe paratë janë dhënë në gjendje cash. Po ashtu mësohet se po kryhet një hetim nëse Llalla i ka deklaruar këto para që i zotëron cash apo janë para të tërhequra nga banka dhe më pas kanë kaluar në rrugë tokësor?

Verifikimet jashtë

Fëmijët e ish-kryeprokurorit qëndrojnë në Gjermani dhe atje janë regjistruar në shkollë. Dyshimet janë se paratë kanë shkuar pikërisht në Gjermani për të mbuluar shpenzimet e tyre. Sipas burimeve, prokuroria ka kryer verifikime edhe në Gjermani për të mësuar nëse vërtet këto para kanë shkuar për shkollimin e tyre, apo kanë pasur tjetër destinacion. Po ashtu janë kërkuar informacione mbi koston totale të shkollimit të fëmijëve, pasi bëhet fjalë për shumë para. Momentalisht pronat e Llallës janë në sekuestro preventive dhe po pritet vendimi i Gjykatës së lartë. Kjo gjykatë e ka pranuar rekursin e Llallës ndërsa nuk është marrë ende vendimi nëse do i kthehen pronat apo jo.

Ja si nisën hetimet

Ajo që bie në sy është se iniciatorja e hetimeve për Llallën ka qenë Prokuroria e Përgjithshme. Pasi SHBA e shpalli atë non grata dhe në media nisën të qarkullojnë foto të jetës së luksit të fëmijëve të ish-kryeprokurorit, më datë 28.02.2018, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është dërguar shkresa nr.130 në Prok. e Durrësit. Përmes kësaj shkrese janë depozituar disa shkrime në portale, foto dhe vendimi i SHBA për ta shpallur Llallën “non grata”, si indicie për të nisur hetimet. Pra duket se ka qenë Arta Marku ajo që ka hapur rrugën e hetimeve ndaj Llallës, fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, e më pas nga Krimet e Rënda. Më pas kanë nisur hetimet dhe gazeta ka mësuar se janë angazhuar rreth 6 institucione dhe partnerë ndërkombëtarë në procesin hetimor ndaj ish-kryeprokurorit. Hetimet koinciduan në periudhën kur po zhvillohej vetingu ndaj Llallës dhe KPK më datë 13.03.2018 ka dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit të gjithë materialin që kishte siguruar nga procesi hetimor. Llalla kërkoi të largohej nga vetingu në një kohë kur ishte mbyllur verifikimi për të dhe KPK kishte konstatuar mjaft shkelje./Sot News