osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ligji në Kuvend/ 4 të vrarët e ‘21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’

Ligji në Kuvend/ 4 të vrarët e ‘21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011, nga forcat e Gardës së Republikës, nën komandën e Ndrea Prendit, i cili ishte nën urdhrat e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, do të shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’. Statusi i ‘Dëshmorit të Atdheut’ për katër të vrarët e 21 Janarit parashikohet në një projektligj që qeveria ‘Rama’ ka depozituar dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Neni 5 i projektligjit, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Parlamenti, përcakton kategoritë dhe kriteret e reja për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”. Pika ‘ll’ e nenit 5 të projektligjit parashikon që do shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990. Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj.

Do të shpallen gjithashtu ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe shtetasit shqiptarë të rënë për të drejtat kombëtare në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan. ‘Dëshmor të Atdheut’ do të shpallen edhe shtetasit shqiptarë që vriten nga forcat apo elementët antishqiptarë në mbrojtje të flamurit, simboleve kombëtare dhe manifestimit të ndjenjave kombëtare si dhe personat, të cilët kanë humbur jetën ose që e humbin jetën në përpjekje për të ndihmuar popullsinë në raste fatkeqësish natyrore.

Përfitimi i familjarëve
Familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor. Me një vendim të vitit 2015, qeverisa ka rritur shpërblimin financiar për familjet e dëshmorëve nga 5 mijë lekë që ishte në 7 mijë lekë në muaj. Aktualisht mësohet se përfitojnë shpërblim financiar mujor rreth 400 familje të Dëshmorëve të Atdheut. Por, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i cili zgjeron kategoritë që përfitojnë statusin e dëshmorit, numri i familjeve pritet të rritet. Nisma e qeverisë parashikon 22 kategori që përfitojnë statusin, ndërsa në ligjin aktual, i miratuar në vitin 2000, parashikon 10 kategori.

Kategoritë që shpallen dhe që u njihet statusi i ‘Dëshmorit të Atdheut’

Personat, të cilët kanë humbur jetën për lirinë, pavarësinë kombëtare dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare apo në përpjekje për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe para datës 28 nëntor 1912;

Shtetasit shqiptarë e të huaj, të cilët kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për arsye të kundërshtimit të pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtritë e huaja dhe të qëllimeve shoviniste të tyre, nga data 28 nëntor 1912 deri më 7 prill 1939;

Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën në mbrojtje të vlerave kombëtare e patriotike të kombit shqiptar para datës 7 prill 1939;

Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre, nga data 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945;

Shtetasit shqiptarë të pushkatuar për pjesëmarrjen në formacionet luftarake të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare apo për mbështetje të pjesëmarrësve të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar si dhe të pushkatuar për hakmarrje nga pushtuesit nazifashistë apo bashkëpunëtorët e tyre, nga data 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945;

Shtetasit shqiptarë, të cilët janë ekzekutuar apo kanë vdekur në burgjet dhe kampet nazifashiste të përqendrimit deri më 9 maj 1945, si dhe shtetasit shqiptarë, të cilët brenda viteve, nga dita e daljes nga burgjet apo kampet nazifashiste të përqendrimit, kanë vdekur si pasojë e plagëve apo sëmundjeve të ndryshme të marra në këto vende;

Shtetasit shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetërorë deri më 9 maj 1945;

Shtetasit shqiptarë, pjesëmarrës në formacione të rregullta të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët kanë humbur jetën brenda datës 9 maj 1947 për shkak të sëmundjeve dhe plagëve të marra ose fatkeqësive të ndryshme, duke qenë në krye të detyrës luftarake;

Shtetasit shqiptarë që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945, ose që kanë vdekur brenda 2 vjetëve nga plagët apo sëmundjet e marra në këto luftëra;

Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë;

Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacioneve të ushtrive aleate në Luftën e Dytë Botërore, në ndihmë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare, të cilët kanë humbur jetën brenda territorit të Shqipërisë;

Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe shtetasit shqiptarë të rënë për të drejtat kombëtare në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan;

Shtetasit shqiptarë që bien në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi ose në luftën kundër bandave të armatosura dhe krimit ndaj jetës së individit;

Shtetasit shqiptarë, të cilët vriten nga elementë kriminalë për shkak të detyrës shtetërore që kanë kryer, në luftë kundër krimit dhe përpjekjeve për vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike;

Shtetasit shqiptarë që bien në krye të detyrës, për mbrojtjen e paqes dhe të lirisë së kombit shqiptar, ose ata që bien në krye të detyrës me misione në mbrojtje të paqes e të sigurisë së popujve të tjerë;

Shtetasit shqiptarë që humbin jetën në krye të detyrës, për mbrojtjen e pasurisë publike ose nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore;

Shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990;

Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën ose që e humbin jetën në përpjekje për të ndihmuar popullsinë në raste fatkeqësish natyrore, në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike ose për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës së individit nga krimi;

Shtetasit shqiptarë që vriten nga forcat apo elementët antishqiptarë në mbrojtje të flamurit, simboleve kombëtare dhe manifestimit të ndjenjave kombëtare;

Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacioneve në ndihmë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë apo Policisë së Shtetit Shqiptar, të cilët humbin jetën në krye të detyrës, në ndihmë të popullsisë apo në përpjekje kundër terrorizmit ose krimit ndaj jetës së individit;

Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të NATO-s, në ndihmë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që humbin jetën në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë;

Ekuipazhet, të cilët bien në krye të detyrës shtetërore gjatë fluturimit./Adriatik Doci/Shqiptarja.com