Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se e ka njoftuar kryeministrin Edi Rama për arkivimin e hetimeve ndaj tij nga autoritet italiane.
I ftuar në Opinion Tahiri gjithashtu tha se, “ka kohë që nuk ka marrëdhënie” me kreun e qeverisë.
Fevziu: Si i ke marrëdhëniet me Ramën?
Saimir Tahiri: “Unë e shoh të parëndësishme (pyetjen) për çështjen që jam në hetim dhe kam ardhur të përgjigjem.
Me kryeministrin ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrimin tim dhe e kam njoftuar për vendimin e ardhur nga drejtësia italiane”.