Mbrëmjen e djeshme përballë ish-ministrit Saimir Tahiri në “Opinion” në TV Klan ka qenë edhe gazetari Basir Çollaku, krahas gazetarit Artan Hoxha, Klodiana Lala, Mustafa Nanos dhe analistit Mark Marku.
Çollaku ishte i pari që denoncoi në intervista Tahirin dhe publikoi dosjen e Zaganit, ku sipas tyre ish-ministri dilte i implikuar në trafikun e drogës.
Por sot kur pritej që Çokllaku ta ‘kryqëzonte’ Tahirin, të nxirrte fakte të reja dhe së paku të mbronte ato që vetë kishte denoncuar, çuditërisht pamë që i iku zëri.
Çollaku përpëlitej në dokumentat që kishte në duar dhe e mori fjalën vetëm dy herë. Një herë kur e pyeti Tahirin a është takuar me Moisi Habilajn dhe hera tjetër ishte kur përballë Mustafa Nanos nuk pranoi faktin se tashmë me ish-ministrin nuk ishte armik.
Tahiri i vuri me shpatulla pas muri ish deputetin Mark Marku që katër vjet patericë e Sali Berishës dhe kurrë nuk foli pë drogën dhe Dasho Alikon. Ndërsa Klodiana Lala reporterja e terrenit. ish ushtarja e Llallës. u përpoq të bente prokuroren por i vu me shpatulla pas muri kur Tahiri i’a ndaloi një gjë të tillë dhe Muç Nano e fyeu për profilin që përfaqësonte ajo në atë studio.
Sot Çollaku si i papërgatitur që kishte ardhur në emision nuk bëri që tjetër veçse heshti për ato që kishte pohuar vetë një vit më parë, duke pranuar nën zë vendimin e Gjykatë së Katanias, për Tahirin, ku ky i fundit shpallet i pafajshëm.