Ish ministri Saimir Tahiri u është përgjigjur pyetjeve së gazetarëve lidhur me çështjen e kanabisit.
“Po ju kujtoj këtu që kanabisi është mbjellë thuajse në cdo zonë të Shqipërisë që përpara vitit 2010. Ky fenomen u pa më mirë pasi erdhëm ne në qeveri, ashtu siç u pa fenomeni i lojërave të fatit dhe shumë fenomene që ne nuk kishim vullnetin t’i fshihnim. Shqipëria ka qenë si Lazarati edhe në Fushë Krujë, në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Vlorë etj. Sigurisht kjo është një luftë që nuk mbyllet as brenda një dite e as brenda një viti.
Por, ndërsa gazetari Blendi Fevziu i kujtoi që Tahiri kishte qëndruar për 4 vite ministër, Tahiri u përgjigj:
“Pjesa më e madhe e juaj këtu, që keni ardhur në zyrën time, pse nuk keni ardhur të më pyesni për këtë punë? Ju jeni gazetarë dhe shifrat zyrtare të paktën t’i respektojmë. Është fenomen i vështirë dhe Shqipëria e ka trashëguar prej vitesh. Është fenomen që nxitet nga varfëria dhe jo nga bandat”. Nuk ka banda në Shqipëri por jeni ju që i sajoni për të nxirë vendin.