Nga Ilirjan Blloshmi
Vdeksh ishalla, mos e bëfsh pikën e hajrit. -Ishalla të vdes djali. -Mos është i Ramës djali. -Kriminel ishalla të vret magupi i lagjes, e ti hajë zorrët kukurec.
Po habiteni me këtë? Unë për vete po. Jemi kthyer në kanibalë, jemi bërë monstra, jemi drejt një çmendine politike.
Trendin për të hyrë deri në brekët e grave të politikanëve e nisi Rama askaohe kryeter Bashkie.
E perfeksionoj Sali Berisha në mandatin e parë si kryeministër. Tani është bërë normale kjo gjë.
Komentet që lexuat në fillim ishin poshtë lajmit. “Tahiri i këndon të birit, ditën e ditëlindjes “.
Të mallkosh një fëmijë që akoma nuk ka mbushur 10 vjec e kjo vetëm për faktin se babai e tij e ke inat. E ke kundëtshtar politik. Është cmënduri.
Më ngadale o njerëz. Nuk e doni Tahirin merruni me atë, jo me të birin. A është Tahiri i lidhur me drogën? Për mua jo, për dike tjeter po.
Jemi të lirë të mendojmë cfarë të duam. Nuk kemi pse merremi me të birin e tij.
Ne mund të merremi me të birin e tij, kur ky të jetë në një moshë madhore.
Dhe atëhere duhet të merremi nëse ai nuk pranon atë që ka bërë babai në dëm të shqiptarëve, në të kundërt nuk kemi asnjë të drejte.
Saimir Tahirin do e vlersojë historia, për të mirë e për të keq. Si të suksesshëm, apo jo.
E prandaj o popull liridashës mos u merrni me një fëmijë se është gjynah prej perëndisë.