Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” përballë Blendi Fevziut dhe një paneli gazetarësh.
Nuk dihet se çfarë të rejash do të thotë Tahiri, pasi ai ditën e sotme ai doli në një konferencë për shty ku foli për të gjitha akuzat në lidhje me të.
Ndërkohë, ishte pikërisht dritjarja e ‘Opinionit’, e cila vitin e kaluar më datë 19/10/2017, i shërbeu Tahirit për të dërguar disa mesazhe të koduara ndaj kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë, të cilat ndikuan që procesi të ndryshonte katërcipërisht.
“Do vijë dhe dita ime që të merrem me …” dhe “nuk keni parë gjë akoma”, ishin shprehjet e Tahirit, të cilat u komentuan gjërësisht si shantazhe ndaj kryeministrit Rama.