Ish-kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, vijon të mbetet frymëzim për të rinj e të vjetër të cilët i thurin vargje dhe i këndojnë. Një këngë është publikuar së fundi në rrjete të ndryshme sociale që i kushtohet Spahiut.
Kënga këndohet nga dy rapsodë mirditorë, të cilët i drejtohen Spahiut me vragje tepër të ndjeshme dhe duke risjellë edhe një herë në vëmendje kontributin e tij për çështjen kombëtare.
Thelbi i këngës mbetet jo vetëm emri i madh “Kreshnik”, si një mision kombëtar, por edhe besëprerja që iu bë nga Partia Demokratike.