Një tjetër tërmet i tmerrshëm ka goditur sot vendin fqinj të Shqipërisë, Greqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter dhe ka tronditur detin Jon në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 04:45, 52 kilometra në jugperëndim të Zakinthosit.
Ishulli është përballur me disa tronditje të fuqishme, pas një tërmeti të fuqishëm më 26 tetor, që ishte me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter. Nuk dihet ende për viktima dhe dëme materiale.