Halli i madh i Ilir Metës dhe tmerri i tij lidhet me Eskobarin e Ballkanit, Klement Balili, i cili me dëshmitë e tij mund ta fundosë Metën bashkë me bandën e LSI
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shpallur nga ndërkombëtarët si koka e krimit dhe korrupsionit në Ballkan, me një akt të paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar, ka vendosur të bllokojë dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Meta dhe rrethi i tij po përpiqen që të gjejnë një alibi dhe manovra ligjore për të mos lejuar që Sandër Lleshi të bëhet ministër i Brendshëm. Halli i madh i Ilir Metës dhe tmerri i tij lidhet me Eskobarin e Ballkanit, Klement Balili, i cili me dëshmitë e tij mund ta fundosë Metën bashkë me bandën e LSI.
Meta dhe Monika, për shkak të lidhjeve me Balilin, janë të interesuar që Eskobari i Ballkanit të mos kapet dhe të mos rrëfehet para drejtësisë për lidhjet e tij me kupolën e LSI. Por, me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, Meta nuk ka garanci se Balili do të vijojë të bredhë i lirë nga Saranda në Tiranë.
Ndryshimi i ministrit të Brendshëm prish rehatinë e Balilit dhe mund të çojë në arrestimin e tij. Në këto kushte, Ilir Meta po zvarrit dekratimin e Sandër Lleshit, deri kur të marrë një garnaci se Balili nuk do të arrestohet.
Të njëjtën taktikë Meta po përdor edhe me kreun SHISH, Helidon Bendo. Meta nuk pranon prej një viti që të firmosë kandidatin e propozuar nga kryeministri për kreun e SHISH, pasi nuk ka marrë garanci nga ai se nuk do t’i prekë dosjet e tij./Pamfleti