Në daljen për media, Saimir Tahiri nuk ka kursyer askënd, duke hedhur një sërë akuzash ndaj politikës, ambasadave dhe medias.
Ish- ministri i është përgjigjur akuzave të hedhura nga aktorë të ndryshëm të opozitës duke nënvizuar ngjarjet ku janë implikuar ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.
“Unë nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Berishën, dhe nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar e nuk janë dënuar.
Dalin e thonë se Edi Rama po mbyll hetimin për mua që pika nuk iu bie.
Nuk e dinë që drejtësia e blerë për mua, qoftë dhe nga Edi Rama, është më keq se çdo dënim.
Por unë nuk e kam të largët dhe as shqiptarët nuk e kanë të largët natën kur Luli me Saliun i shkuan në shtëpi Metës dhe tallnin dhe gurabijen me popullin duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika”, tha Tahiri.