Autoritetet në Indonezi gjetën “kutinë e zezë” të avionit që u rrëzua të hënën në Detin Java.
Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air. Boeing 737 u përplas në detin Java dhe asnjë i mbjetuar nuk është gjetur.
Avioni, me 189 njerëz në bord, është rrëzuar pak minuta pas startimit në Xhakarta. Piloti i kërkoi kontrollit të trafikut ajror për lejen e kthimit në aeroport, por pastaj humbi kontaktet.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t’i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.
Ka pasur raportime se avioni kishte pasur probleme teknike në fluturimet e mëparshme.