Presidenti i Shba, Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë deri në 15000 ushtarë në kufirin me Meksikën.
“Për sa i përket karvanit, ushtria jonë është vendosur. Kemi rreth 5000 ushtarë dhe kjo shifër do të arrijë deri në 10000 ose 15000”, deklaroi presidenti Trump.
Ushtarët vendosen në kufirin me Meksikën për të penguar hyrjen në territor të një karvani emigrantësh që vijnë nga Amerika qendrore ku i largohen dhunës në vendin e tyre.
Ndërkohë rreth 15 000 ushtarë amerikanë ndodhen aktualisht në Afganistan dhe më këtë krahasim kuptojmë madhësinë e këtij kontingjenti.
Forcat amerikane kanë udhëhequr përpjekjet për të ndihmuar forcat afgane, misioni i NATO-s synon të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat e sigurisë dhe ato të mbrojtjes afgane.
Qeveria në Kabul, e përkrahur nga Perëndimi është duke luftuar talibanët dhe grupe tjera militante.