Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare në Kumanovë të Maqedonisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti. Viktima është Vebi Maksuti, i cili e ka humbur etën në spital, pas plagëve të rënda nga armët e zjarrit. Fillimisht, sherri ka nisur si përleshje dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Sipas informacioneve të policisë, F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të Vebi Maksutit, i cili më pas ka ndërruar jetë si dhe në drejtim të personave me inicialet XH. M., R. M., dhe M. M., të cilët po trajtohen në spital në janë plagosur dhe dërguar për mjekim në spital.
Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar. Sipas informacioneve të publikuara në mediat e Maqedonisë, dyshohet se përplasja ka ndodhur mes grupesh, të cilat ishin përfshirë në veprimtari kriminale dhe dhënie fajdesh.