Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i është kthyer me të njëjtën gjuhë të ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi një video në Sukth të Durrësit, ku zona duke e mbushur me tum.
Dako shkruan me ironi se baba e Lulzim Bashës, duke iu referuar ish-kryeministrit, kërkon të kthehet në pushtet me video të tilla. Kreybashkiaku i Durrësit në fund të postimit thekson se Durrësi do të jetë gjithmonë i majtë.
“Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që ia faturon Durrësit, po unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako krahas videos së ish-kryeministrit.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin e tij social Facebook, teksa publikoi mesazhin e qytetarit dixhital shkruante se ajo që dukej në video nuk është mjegull, por tym i mbeturinave të djegura që rrezikon jetën e të gjithë banorëve në Sukth të Ri, duke akuzuar në këtë mënyrë Dakon.
“Kjo nuk eshte mjegull por tymi dhe bloza e Gjushit per banoret e Sukthit te ri! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Ju lutem postojeni sepse nuk na degjon askush nuk eshte mjegull eshte tym mbeturinash qe digjen eshte nje vrasje e ngadal per te gjith banoret e sukth i ri , durres , lagje 6 , postoje pasi nuk gjejm zgjidhje asnje insitut shteteror“, shkruante Berisha.
Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që i'a faturon Durrësit, po unë i them s'ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!
Publiée par Vangjush Dako sur Jeudi 1 novembre 2018