osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD organizon protesta me kontigjent kriminal për të luftuar “krimin”

PD organizon protesta me kontigjent kriminal për të luftuar “krimin”

Pas takimit me qytetarët e Hasit, kryeministri Edi Rama u nis drejt qytetit të Kukësit, ku e prisnin një grup protestuesish nga radhët e PD, që për nga numri, ishin edhe më pak se efektivët e policisë që ndodheshin aty për të mbarëvajtur aktivistët.

Dje, protesta e PD dështoi turpshëm, sikurse të gjitha thirrjet e çjerra të kryetarit të saj të turpëruar nga koka tek këmbët, që nuk motivon askënd me bejtet: krimi-krimi, droga-droga, qeveria e krimit…!

Por nëse do të ndaleshim me thirrjet e Bashës, është e turpshme dhe jashtë imagjinatës të mendosh, se protestat e PD dhe aktivitetet e saj, gjithmonë organizohen nga persona me precedent të mëparshëm kriminal ose drejtohen prej tyre.

Sikurse në shumë aktivitete të tjera, edhe në Kukës pjesë organizative të protestave ishte dhe shtetasi Oligert Musta, një aktivist mjaft i rëndësishëm në radhët e Partisë Demokratike, i cili shfaqet në pjesën më të madhe të aktiviteteve të “selisë blu”.

Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e shumta që ai publikon në rrjetet sociale ku bëhet thirrje për revolucion demokratik, sikurse dhe protesta e djeshme në Kukës, ku Musta ishte sërish pjesë organizative e saj.

Musta, referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit është përpleshur me efektivët e policisë me armë duke mos ju bindur urdhërave të tyre dhe është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë.

Më poshtë po postojmë njoftimin për shtetasin Oligert Musta i cili gjatë qeverisjes “Berisha” mundi që t’i shpëtojë organeve të drejtësisë duke u shndërruar në militant i devotshëm.

“Operacioni policor i koduar “Eskorta” u përmbyll me prangosjen e gjashtë personave: Oligert Musta, 21 vjeç, Gazmir Saka, 23 vjeç, Arjan Saka, 21 vjeç, Klodian Lami, 21 vjeç, Altin Saka, 32 vjeç dhe Muharrem Zalla, 36 vjeç. Pas arrestimit dhe paraqitjes së tyre për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mustën, si edhe të dyshuarit Gazmir e Arjan Saka. Ndërsa për Altin Sakën, Klodian Lamin dhe Muharrem Zallën, Gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”

Ndoshta mund të jetë dhe kjo arsyeja kryesore që qytetarët nuk i përgjigjen thirrjeve të një partie klinikisht të vdekur, për sa kohë ajo drejtohet nga individë që nuk janë përballur kurrë me drejtësinë, por e kanë evituar atë tinëz me “raport mjekësor” dhe kur protestat organizohen dhe drejtohen nga persona me të shkuar kriminale për të “luftuar krimin” imagjinar.

Jo më kot, të gjitha thirrjet e saj kundër krimit dhe drogës duken si shaka të thëna keq, të një partie që po keqmenaxhohet deri në fundin e saj të pashmangshëm… vdekjen politike!/Ekskluzive.al