osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LSI forcë e parë! Ministri kinez garanton Monikën: Kinezët e medreses do votojnë për ty… të shesin çizmet!

Nga Anri Bala

Një lajm vërtet sensacional, vjen nga Kina e largët, burim prej redaksive të lajmeve sensacionale si Integrimi, Koha Integrim, Sot a nesër Integrim, BMW integrim, Syri, Goja, Shpretka Integrim, me Laps në vesh dhe gjithfarë tellallësh me borie e tam-tame partie njoftojnë, se Monika Kryemadhi, është instaluar në kontinentin aziatik për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Duke qenë se këto media, nuk kanë asnjë lajm dhe as që e dinë se çfarë u intereson qytetarëve të informohen, mbushin çdo ditë faqet e portal-gazetave të tyre, që ekzistojnë falë haluçinantit më të madh, “plakut digjital”, fiksimit të burrit të Çizmes, që bënë zbulime të befasishme, që qelbin dynjanë dhe mbushin trastat me bajga të këtyre informatorëve.

Nuk besoj se ndjehet mirë një qytetarë, kur i serviren këto të vërteta, që tregojnë se ku jemi katandisur… në emër të dizinformimit!

Udhëheqësja e madhe Kryemadhi, takon ministrin kinez z. Song Tao, Ministër, Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Kineze.

Gjatë këtij takimi, u formalizuan marrëdhëniet ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet Kino-Shqiptare.

Këtu mbeta i shokuar, sepse nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka një parti opozitare të forcoi marrëdhëniet Kino- Shqiptare?! Vërtet Monikës nuk i ka dal akoma narkoza e humbjes së pushtetit, apo atje është paraqitur si zonja e parë e ndarë e presidentit të ve, me grua gjallë?!

Këtë nuk e sqaron asnjë nga këndezat, që këndojnë këtë lajm?! Pra, Kryemadhja ka shkuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, si mashtruese… zonja e dytë, nëna e zonjës së parë, për të takuar një qeveritarë kinez, si përfaqësuese e burrit, që është shumë i zënë me xhiro relaksimi në male, fusha dhe gëmusha.

Kjo është më se e vërtetë, sepse një kryetare partie, nuk mund të flasi kurrë në emër të shtetit, kur nuk ka asnjë post, përfaqësimi zyrtarë!

Nëse Monika e ka takuar si njeriun e ekonomisë ministrin, atëherë më shkon mendja që kinezi që e pret në takim, as që e njeh kush është, do e ketë ngatërruar nga paraqitja me përfaqësuesen e kinezve te Medreseja dhe nga hutimi, për arritjet e këtij komuniteti, që paska edhe përfaqësim politik me parti në Shqipëri, e ka siguruar, se do i detyroi të gjithë kinezët, të votojnë partin e tyre LSI-në, që të shesin çizme pa fund. Sipas lajmit, kjo është fabula e këtij takimi qesharak dhe të pakuptimtë.

Natyrisht, nuk harrojnë të lënë pasdore dhe papagallët me pupla të rëna si vasal të të zotit, që ua ka përsëritur dhjetra herë këngën “Bëj qejf me budallallikun tënd”, tragjikisht me dhimbje i çajnë trapin qytetarëve. Them tragjikisht, sepse është mëse tragjike gjendja ku ndodhen media e vdekur dhe ëndrrimtarët e ëndrrave të frikshme, që duan të ngjallin të vdekurit nga vetëmbytja e pangopsisë së tyre.

Ndërsa një koleg kërcënohej me jetë nga qarqet nacionaliste dhe neofashiste të fqinjëve tanë, mjeranët mediusha, që gjenerojnë miliona nga gënjeshtrat, shpifjet në emër të gallatës dhe berihajt… heshtën si miusha në strofkull, sepse i kërcënoi maçoku nga uturaku i tij digjital.

Heshtën dhe vunë kujën të habitur: Qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Krumës pritën me protesta Edi Ramën! Sensacioni i “madh” më befasoi, sepse nuk prodhonte lajm. Kush mendon, se të protestosh kundra qeverisë dhe kryeministrit të vendit tënd qenka fitore, duhet të jetë tepër mediokër dhe për gjynah, e duhet të mos merret me një punë, që nuk e ka zanat… gazetarin.

Kjo për një arsye të vetme, sepse nuk njeh akoma të drejtën universale të demokracicë, që askujt nuk mund t’u censurohet mendimi, fjala dhe protesta. Pra, ata njerëz ishin në të drejtën e tyre, pavarësisht nga menyra e të protestuarit?!

Ndaj, çfarë ka për tu çuditur dhe glorifikuar?! Ku është çudia, se disa qytetarë nuk janë dakord me qeverinë që kanë, e mospëlqimin e tyre e shfaqin edhe publikisht?!

Lajm dhe sensacion do të bënte, nëse ata njerëz të vriteshin, rriheshin, dhunoheshin nga qeveria dhe shteti, si ato të viteve të errëta të pushtetit të digjital uturakut.

Kjo nuk do ndodh, sepse ajo kohë ka vdekur, bashkë me të cofurit që sillen vërdall si hije, e që ju doni t’i ringjallni… me pordh me rigon!/Ekskluzive.al