Kryeministri Edi Rama ka folur nga Kukësit, pas mbledhjes së qeverisë që u mbajt në këtë qytet.
Kryeministri u shpreh se kanë përfunduar procedurat dhe se në fillim të vitit do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të ri të Kukësit tërësisht nga fillimi.
Në Valbonë do të kemi hotelin e parë me 5 yje.
“Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës.
Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët.
Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit.Në Valbonë do të kemi hotelin e parë me 5 yje ”- tha kryeministri.