Portreti i Bazilikës së Shën Markut në Venecia dhe sheshi i saj përreth u përmbytën këtë javë si pasojë e motit të keq që përfshiu mbarë Italinë.
Reshjet e shumta shkaktuan rritje të skajshme të nivelit të ujit me më shumë se 5 metra mbi nivelin e detit duke bërë që rreth 77% e qytetit verior të Italisë të ‘zhytet’ nën ujë, raporton CNN.
Videot dhe fotot nga Vencia kanë tërhequr vëmendjen e agjencive më prestigjoze të lajmeve si CNN, BBC, NYT, etj.
Ndërkohë, ka shkuar në 12 numri i viktimave të identifikuar.
Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim. Era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve./Lexo.al