osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Largimi i Merkel, pse në BE shihet si shans i ri? Vendet që po ‘fërkojnë duart’

Largimi i Merkel, pse në BE shihet si shans i ri? Vendet që po ‘fërkojnë duart’

Prej 13 vitesh kancelarja Merkel përcakton politikën e BE, por jo pa kontestime. Politika e saj për refugjatët ishte pa konsesus. Politika e kursimeve e kritikuar. Në BE largimi i Merkelit shihet edhe si një shans i ri.

Vëzhguesit politikë në Bruksel nuk janë të habitur me dhënien e sinjalit të largimit të kancelares gjermane, Angela Merkel nga skena politike nga vetë kancelarja. Që në verë pas dështimit të samitit për refugjatët, portali politik informativ “Politico” bëri fjalë për largimin e saj. Aftësia e Merkelit për të arritur diçka në BE u trondit mjaft pas grindjeve të brendshme në koalicionin e saj qeverisës në Berlin. “Si Merkel po përçan BE” shkroi “Politico”, një portal i elitës politike të Brukselit. Zgjedhjet e landeve Bavari dhe Hesen nuk ishin mbajtur ende, kur u shkrua ky artikull.

Por u kuptua qartë, se kursi i Merkelit në krizën e refugjatëve në vitin 2015 i dha hov populistëve në Europë. Ajo nuk e arriti dot solidaritetin e kërkuar në politikën e migrimit dhe as shpërndarjen e detyrueshme të refugjatëve. Megjithatë së fundmi Merkel u angazhua për mbylljen e kufijve të jashtëm dhe qendrat e azilit në Afrikën Veriore.

“Disa do të gëzohen”

Në Poloni, Hungari dhe Itali nuk ka për të lëshuar ndokush një pikë loti, kur Merkel të dorëzojë edhe postin e kancelares. Shumë politikanë në vendet në krizë e shohin me sy shumë kritik politikën e ashpër të kursimeve qe ndoqi Merkel gjatë krizës së euros në Greqi, Qipro, Portugali, Spanjë, Irlandë dhe tani Itali. “Një Europë pa Merkelin është natyrisht e mundur. Kur ke një lidership si Gjermania apo Merkel ka edhe vende që nuk janë shumë të kënaqur me politikën e saj. Prandaj, jo vetëm në Europën Lindore, por edhe atë Perëndimore gjen mjaftueshëm njerëz, që janë të kënaqur që kancelarja largohet”, thotë Jannis Emmanouilidis, drejtues i Institutit “European Policy Centre” për Deutsche Wellen.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini në një intervistë për DW vlerësoi se Merkeli e nuk e vlerësoi si duhet çështjen e refugjatëve. Pas zgjedhjeve në Hessen, Salvini shtoi edhe një deklaratë tjetër. Zgjedhjet janë “një goditje çekiçi” për kancelaren.

“Ajo krijoi stabilitet”

Megjithatë në shumicën e vendeve të BE, MErkel vlerësohet, thekson Emmanoulidis, edhe sepse ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë përvojë në këtë post. “Megjithatë besoj se më shumë ka pasur një vlerësim për stabilitetin në Berlin. Ky stabilitet ishte i rëndësishëm edhe për perspektivën europiane dhe nga perspektiva e shumë vendeve anëtare. Në kohë të pasigurta stabiliteti është një e mirë e madhe.”

Megjithatë që “nëna” do të largohet, siç e thërrasin shumë vetë në

koalicionin konservator, është në Bruksel e pazakontë.

Vendime në ngrirje?

Shumë vendime në BE në çështjen e migracionit, Brexit, apo reformën e eurozonës janë shtyrë prej muajsh. Këtu ka pasur pjesën e saj edhe një kancelare ngurruese, që i duhet të kujdeset më shumë për koalicionin e sja në Berlin, se sa të ketë kohë për t’iu kushtuar vëmendje krizave në BE. Me njoftimin e saj për dorëzimin e postit të drejtueses së partisë CDU dhe moskandidimin pas vitit 2021 ajo në një mënyrë e ka paralizuar edhe veten.

Megjithatë Gjermania vë vulën në Europë si vendi anëtar më i madh dhe më i fortë financiarisht. Kjo bën që diplomatët e BE të parashikojnë se negociatat për buxhetin e përbashkët në BE nuk do të shënojnë ndonjë progres para zgjedhjeve të europiane në Maj 2019. E paqartë mbetet, se si do të ndikojë vendimi i Merkelit për t’u larguar edhe në një çështje tjetër të personelit. Javën e ardhshme konservatori Manfred Weber i CSU-së donte të shpallte kandidaturën për postin e kreut të Komisionit Europian tek partitë popullore. Në këtë pikë fjala e Merkelit do të ishte vendimtare.

Emmanuel Macron ka nevojë për një partner të ri

Më i prekur nga largimi i Merkelit duhet të ndjehet presidenti francez, Emmanuel Macron, sepse ai dëshironte me “miken e mirë Angela” të çonte përpara axhendën reformuese europiane. “Kjo do të thotë se sigurisht do të kemi një fazë pasigurie, nga perspektiva e Macronit kjo nuk është ajo që ai ka shpresuar”, thotë eksperti Janis Emmanouilidis.

“Por nga ana tjetër që nga fillimi i koalicionit të madh kemi parë se si qeveria dhe kancelarja në tërësi nuk kanë reaguar shumë ndaj propozimeve të Macronit apo propozimeve të ardhura nga Parisi.” Çështja është si do të zhvillohen gjërat pas largimit të Merkelit. Ekspertët shohin edhe një shans për Emmanuel Macron, pasi Merkel të largohet nga skena. Një spekulim që vazhdonte prej kohësh në Bruksel u hodh poshtë të hënën (29.10). Kancelarja gjermane bëri të qartë, se nuk synon të marrë poste në BE. Disa vëzhgues madje spekulonin se ajo mund të kalonte vitin e ardhshëm në Bruksel ose si presidente e Komisionit Europian, ose e Këshillit të BE, të dyja poste që duhet të gjejnë emra të rinj vitin e ardhshëm. DW