osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hapet rruga për KLP dhe SPAK e BKH për arrestimin e “pirranjave”: Bujar Sheshi dorëzon kandidaturën!

Hapet rruga për KLP dhe SPAK e BKH për arrestimin e “pirranjave”: Bujar Sheshi dorëzon kandidaturën!

Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është çështje ditësh. Deri tani ky organ ishte futur në ngërç sepse mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit të Tiranës, por tanimë është gjetur emri zëvendësues i tij. Procesi i vetingut shkarkoi prokurorin e vetëm nga radhët e Apelit të kryeqytetit që kishte shfaqur interes, Luan Kaloçin dhe në këto kushte nuk mund të vijonin procedurat për konstituimin e KLP. Për t’i dhënë një zgjidhje situatës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku hapi dy herë garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke iu bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë.

Por teksa gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, thirrja e dytë e Arta Markut rezultoi e suksesshme sepse u gjet kandidati që kërkohej. Bëhet fjalë për prokurorin e Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, i cili sipas burimeve të gazetës “SOT” nga organi i akuzës, ka shfaqur interes të jetë pjesë e KLP. Në fakt, vihet re se prokurori Sheshi është nga Apeli i Krimeve të Rënda dhe jo nga Apeli i Tiranës. Por ky nuk është një problem sepse Krimet e Rënda janë si për Tiranën, ashtu edhe për të gjithë Shqipërinë, pra Bujar Sheshi mund të konsiderohet si kandidat i Apelit të Tiranës. Në këtë rast është aplikuar ajo që gazeta paralajmëroi pak kohë më parë për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Edhe ky organ ishte në ngërç para disa kohësh sepse mungonte kandidati nga Gjykata e Apelit të rretheve dhe u propozua që si zëvendësuese të përdorej Nertina Kosova, meqenëse ishte nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Por duke qenë se më pas shfaqën interes dy gjyqtarë për KLGJ, kjo rrugë nuk u aplikua. Ndërsa për ngritjen e KLP duket se aplikimi i saj ka qenë i nevojshëm sepse anëtarët e Prokurorisë së Apelit të Tiranës sërish kanë hezituar të kandidojnë. Për të mos shtyrë pafundësisht konstituimin e organeve të reja të drejtësisë, është vendosur pranimi i Bujar Sheshit. Bujar Sheshi u rikonfirmua pak ditë më parë në detyrë. Kjo do të thotë se për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk ka më asnjë problem dhe asgjë të për të pritur për të mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve sepse edhe kandidati i ri e ka kaluar sfidën e vetingut. Duke mos patur asnjë pengesë, pritet që brenda pak ditësh të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve, për të zgjedhur edhe 6 anëtarët e mbetur për KLP. Kjo do të thotë se ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është çështje ditësh.

Hapet rruga e SPAK dhe BKH

Konstituimi i organeve të reja, KLGJ dhe KLP është vetëm çështje procedurash, çka do të thotë se pritet që brenda këtij viti këto institucione të jenë gati. Por ngritja e KLGJ dhe KLP hap rrugën e ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në ligj është parashikuar që këto dy të fundit ngrihen 2 muaj pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me shumë gjasë, fillimi i vitit të ardhshëm do të sjellë edhe ngritjen e strukturave të posaçme kundër korrupsionit në nivele të larta, çka do të thotë se të korruptuarit i kanë orët e numëruara.

Sipas burimeve të gazetës, ndërkombëtarët kanë patur rol shumë të madh për ngritjen sa më parë të organeve të reja të drejtësisë. Edhe për zgjidhjen e ngërçit të KLP, ndërkombëtarët iu kanë kërkuar disa herë prokurorëve që të shfaqin interes, ndërsa në deklaratat publike janë bërë shumë herë thirrje për konstituimin e SPAK dhe BKH. Pra, falë edhe ndërhyrjes së tyre, këto organe do të jenë gati shumë shpejt, duke sjellë erën e goditjeve të të korruptuarve./Mimoza Ibra