Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar një video në Instagram ku personazhet kryesorë ishin Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Në videomontazhin e postuar prej Ramës, fytyra e kreut aktual të PD-së ishte vendosur në trupin e një gruaje, ndërsa ajo e paraardhësit të tij, në trupin e një mashkulli.
Të dy personazhet e videos kishin një raport “të afërt” me njëri-tjetrin duke mos i kursyer edhe notat e humorit.
Ndryshe nga ç’bën zakonisht, Rama ka vendosur të mos e komentojë videon duke përdorur vetëm disa figura që tregonin fytyra që po qeshnin me lot.