Nga Hysen Arapi
Nuk ka feste, fushate elektorale ne Shqiperi, perkujtimore apo kerkime per varre , pa pezencen e ish ministrave te mbrojtjes, gjeneraleve e admiraleve greke, ish komandante te llojeve te armeve etj . Kohe pas kohe grupe ushtarakesh ne rezerve shkelin territorin shqiptar per te vizituar “ patrillat” e tyre, kishat e manastiret per te mbajtur gjalle megalloidhene greke.
Rajonet e Dropullit te siperm e te poshtem, Theollogos, Dhivrit, Vurgut te Delvines , bregut e Himares, jane shume te vizituar nga keta “ turiste” te cilet mbajne fjalime patriotike per helenizmin. Nepermjet ushtareve te tyre te cilet ia behin me autobuza shumevendesh , jo ne pak raste kane krijuar situata te veshtira, veçanerisht ne zonen e Himares, kryesisht ne fushata elektorale.
Qe te mos kemi me raste si ai i Bularatit duhet qe shteti shqiptar te ushtroje me te gjitha mjetet sovranitetin e tij ne çdo meter katror ne zbatim te Kushtetutes se Republikes, te zbuloje e parandaloje veprimtarine antishqiptare ngado qe te vije , te shpalle persona non grata ata qe kryejne veprimtari antishqiptare dhe te denoje ata qe shkelin ligjet dhe kushtetuten e vendit tone. Para se gjithash ne raport me Greqine , domosdoshmerisht te beje transparente marreveshjen per kufirin detar, dhe te gjitha marreveshjet qe kane te bejne me ligjin e luftes dhe çeshtjen Çame!
Ne se behen keto , ne se do merremi jo vetem me ushtaret, por dhe me gjeneralet, nuk do te kemi me çeshtje Bularat, Himare apo gjetke ku mund te jete planifikuar ngjarja e rradhes. Rruga jone per ne Europe nuk kalon as nga Athina , as nga Beogradi. Kete e ka te qarte çdo shqiptar! Fqinjesia e mire pa reciprocitet nuk mund te realizohet. Ndoshta ka ardhur koha e ridimensionimit te marredhenieve me fqinjet. Nuk jemi dhe nuk duhet te ndihemi kurre inferiore!