Për t’i dhënë një përgjigje familjarëve të Kostandinos Kacifes, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i tij të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.
Mësohet se ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.
Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen tre ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuar deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.