Nga Bledi Mane
E mbaruat inventarin e kufomave?
Qysh nga masakrat greke të 1914 e deri te vrasja e Bularatit 2018 kush prej ne dy fqinjeve ka vrare me shume? Histerizmi ballkanas me ne fund duket se ka mbetur disi i braktisur. Klasat e reja politike andej e këtej Kakavisë ua lanë dobiçin në derë gazetareve, ekstremisteve te lodhur dhe batakçinjve te rrjeteve sociale. Pavaresisht se edhe Athina, edhe Tirana mot kanë zgjedhje kombetare e lokale, me ne fund nuk e dorezuan fatin e tyre ne krahet e populizmit.
Tu vijë mirë apo keq, kompjuterat e doganave greke nuk u prishen kesaj here. Nuk pati si zakonisht operacione Fshesa. Nuk u ulen por funksionuan normalisht trarët e pikave te kalimeve kufitare. Qeveria greke dhe ajo shqiptare diplomatikisht po sillen normalisht si dy vende evropiane pa kacafytjet e peshtira te peninsules.
U desh kjo vrasje atje poshte ne Jug te Shqiperise qe te shfaqej progresi dhe regresi i qeverive dhe shoqerive perkatese. Progresi u takon qeverive, regresi na takon neve. Ne nacionalisteve te zgjebosur te Athines e te Tiranes qe e zgjuam perseri ate instiktin e fshehur brenda vetes, instiktin hipokrit te gjasme hakmarrjes ndaj “grekut te poshter” dhe “shqiptarit kriminel”. Qeverite na e futen kesaj here, dobiçin nuk e hodhen ne ferra por na e lanë ne pragun e dyerve tona. Por edhe në nuk jemi aq nacionaliste saç shtirremi. Paradite bertasim dhe kercenojme komshinjte e sa bie muzgu…
E ndersa ne Tirane pime metaxa, hamë sufllaqe me xaxiq, degjojme kenge greke e kercejme si te çmendur. Ne Athinë, pronari grek e trajton punetorin shqiptar si djalin e tij. Pasi mbledhin ullinj e mandarina, flenë treshe. Afendikoi, gruaja e afendikoit dhe shqiptari. Naten e mire palikari, e mos harro neser në mengjes fillo shaj e bertit perseri. Ti ketu ne Shqiperi dhe ai tjetri ne Greqi. Përveç gjuhës dhe formës së kokës, nuk kemi asnjë ndryshim tjetër. Jemi toidhjo, jemi njesoj. Mbetje otomane!!!