Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një bashkëbisedim me maturantët e Krumës pas mësimit.
Gjatë takimit me maturantët, ku ndër të tjera u diskutua për reformën në arsim, Nikolla u shpreh se nuk ka më përdorim politik nga shkolla.
Maturantët i drejtuan pyetje ministres për dilemat dhe paqartësitë që kishin lidhur me reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit.
Ata kanë marrë përgjigje dhe inkurajime për të bërë sukses në këtë maturë pasi janë brezi i parë që dalin nga matura e reformuar, sikurse u shpreh Nikolla, “një reformë që lidh më shumë gjimnazin me universitetin dhe bën më të lehtë orientimin e maturantëve”.
Ministrja kërkoi që të informohen dhe kërkojnë informacion në shkollë dhe kudo në institucionet arsimore për të qenë sa më të qartë për të ardhmen e tyre.