Administrata ime është e gatshme për t’i dhënë fund shtetësisë për të porsalindurit, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump për shtypin vendas.
Në një intervistë për portalin e njohur amerikan Axios, Trump tha se po punonte me këshillin ligjor për t’i dhënë fund praktikës, që ka ekzistuar që nga viti 1968, sipas së cilës shtetësia i jepet automatikisht çdo personi të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person hyn, lind fëmijë dhe fëmija është në thelb një qytetar amerikan me të gjitha përfitimet”, tha Trump për Axios.
“Është qesharake dhe duhet të përfundojë… është në proces dhe do të ndodhë me një urdhër ekzekutiv”, tha ai.
Në kundërshtim me deklaratën e Trump, ka dhjetëra vende që sigurojnë shtetësi pa të drejtë lindjeje, duke përfshirë Kanadanë dhe Meksikën.