Ka qënë një natë e vështirë pune ajo e zjarrfikësve pas shpërthimit të një zjarri të rëndë në terminalin e makinave të portit të Savonës.
Zjarri ka përfshirë mbi 150 makina, duke përfshirë dhjetra Maserati të destinuara për tregun e Lindjes së Mesme dhe të depozituara në port për eksport.
Sipas hetimeve, rezulton se stuhia e fortë që ka goditur Italinë ka shkaktuar zjarr në port duke bërë që disa prej baterive të shpërthenin duke prekur rradhë edhe makinat e tjera.
Videoja e publikuar nga zjarrfikësit tregojnë flakët që rrethuan makinat.