Ish ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj sot është shfaqur për herë të parë në publik pas dorëheqjes në njësinë numër 10 të Tiranës, krah kryebashkiakut Erion Veliaj duke i dhënë këtij të fundit mbështetje totale.
Xhafaj në fjalën e tij i ka dhënë mbështetje të fortë Veliajt, ndërsa shtoi se ky i fundit ishte nga ata njerëz që vijnë për të shërbyer. Ish-ministri i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ofrojnë mbështetje.
“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kanqur që kanë kapur një karrige. Ka njerëz që marrin një pushtet dhe janë të lumtur që marrin një pushtet. Ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision dhe që duan të lënë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti, dhe ky është Erion Velijan. 4 vite më parë kam folur shpesh me ju, pasi do duhej të flisja për kandidatin e ardhshëm, Veliajn. E di që ka pasur skeptikë ndër ju, sidomos ata të partisë sonë. Rezultatet dhe puna e tij sot janë treguesi më i mirë. Erion Velija hyri për një mision dhe po kërkon një mandat të dytë për ta çuar në fund këtë mision. Gjeja më e mirë e tij është puna”, tha Xhafaj.