Dy B-të, Berisha e Basha , janë shquar për ndjenjën e përuljen ndaj politikës greke, që nga fillesat e lëvizjes politike pluraliste. Janë shquar për qëndrimin loajal të politikës greke, dhe, shitja e detit, nuk është një përkim i rastit. Për të tjerët, nuk ia vlen….
A ËSHTË RASTËSI?
Shkruan Bedri Islami
Deri tani 5 figura publike dhe politike kanë akuzuar, tinëzisht dhe me të njëjtin fjalor, vrasjen e një banditi grek, i cili , i mbuluar me kamuflazhin e ushtrisë speciale greke, për më shumë se 30 minuta qëlloi mbi forcat e veçanta të Policisë Shqiptare dhe, megjithë thirrjet për dorëzim, vazhdoi të ishte një rrezik i pazakontë.
Berisha, Dule, Basha, Bolano dhe analisti Lubonja, përmes të njëjtës linjë, me të njëjtën frazeologji, sikur të ishte e porositur, akuzuan Policinë e Shtetit për tejkalim kompetencash dhe kërkuan që të ishte bërë neutralizimi i banditit, edhe pse mund të vriteshin nga forcat speciale shqiptare.
Është e çuditshme: Berisha dhe Basha, kur ishin, njëri shefi i qeverisë dhe tjetri ministër i brendshëm, në mesin e Bulevardit të Tiranës, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë rrezik, pa i neutralizuar më parë, si dëshirojnë tani për këtë bandit, vranë katër shqiptarë dhe as nuk i dërguan ngushëllimet e tyre, as nuk kërkuan ndjesë, por mbrojtën krimin deri në momentin e fundit, duke bërë edhe krime të tjera, si shuarja e pamjeve të filmuara nga ndërtesa kryeministrore, mos dorëzimi i zinxhirit komandues të Gardës etj.
Dy të tjerë, Dule dhe Bolano , janë të njohur për qëndrimet e tyre, po përse janë dy të parët në një linjë me to, këtë tashmë mund ta dijë çdo kush. Ata , të më ndjejnë të tjerët, lehin në atë stan që u jep bulmet.
Analisti Lubonja, kurdo e kudo që sheh emrin e shefit të qeverisë, i duket si një shami e kuqe dhe i sulet demërisht. Por, jo vetëm kaq. “Kozmopolitizmi” i tij, duke sulmuar çdo vlerë të kombit , tepër i njohur, i shkapërdarë, kësaj here në unison me të parët, është në vazhdën e qëndrimeve të tij.
Por, a është rastësi ky përkim?
Aspak.
Dy B-të, Berisha e Basha , janë shquar për ndjenjën e përuljen ndaj politikës greke, që nga fillesat e lëvizjes politike pluraliste. Janë shquar për qëndrimin loajal të politikës greke, dhe, shitja e detit, nuk është një përkim i rastit.
Për të tjerët, nuk ia vlen….
Ai stan, atë bulmet ka.