Hetuesit në Bullgari thonë se kanë gjetur pasaporta bulgare false, me të cilat shtetasit udhëtonin dhe punonin në Bashkimin Europian.
Më shumë se 20 vetë janë arrestuar, përfshirë edhe zyrtarë, raporton BBC.
Aplikantët thuhet se kanë paguar deri në 5.690 dollarë për certifikatat e rreme të origjinës bullgare.
Policia ka bastisur zyrat e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit.
Raportohet se punonjësit shisnin certifikata të rreme për njerëzit që jetojnë në shtetet jo-anëtare të BE.
Shumë prej pasaportave të rreme besohet iu janë dhënë banorëve të shteteve me pakicë të konsiderueshme etnike bullgare, duke përfshirë Moldavinë, Maqedoninë dhe Ukrainën.
Disa raporte sugjerojnë se agjencia ka lëshuar rreth 30 certifikata të dyshimta në një javë.
Prokurorët po hetojnë punën e agjencisë, duke përfshirë akuzat për marrje ryshfeti, falsifikim dhe shpërdorim detyre.