Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas para dy ditësh në Bularat të Gjirokastrës.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ndreu i cilësoi deklaratat e Berishës ‘degradim moral’, ku ky i fundit sulmonte Athinën zyrtare për deklaratat si dhe qeverinë shqiptare me pretendimin se ajo po e përdor këtë çështje politikisht.
“Ky eshte kulmi i degradimit mendor e moral te nje njeriu. Per kete me mire te ishin vrare djemt tane se ai qe shtinte mbi ta. As ketu nuk gjen paqe e nuk i del e keqja ketij matufi plak qe nxjerr nga goja vetem fekale!”, shkruan Ndreu.