Akuza e ish-kryeministrit Berisha se, kryebashkiaku i Durrësit i dërgon para Ramës me valixhe çdo muaj, ka sjellë reagimin e Vangjush Dakos.
Duke iu referuar një mesazhi, sipas ish-kryeministrit, ardhur në adresë në tij, Berisha shkruan në Facebook:
“Gjushi i dergon parate me valixhe Rames!
Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb
Prshendetje dr ke shume te drejte kur thua se Rama shiti Xhafen per Gjushin kjo esht shume e vertet.
Para tre dites isha ne parukeri dhe aty gjeta edhe zonjen Dako e cila po i qahej parukjeres si me ze te ulte duke i thene vertet Rama nuk e leshon Gjushin por edhe ne ama prej vitesh jemi bere si me qene banka e Edi Rames, muaj per muaj i çojme atij hisen por jo me zarfa por me valixhen plote euro. Anonim ju lutem se keta te murosin ne beton”.
Pas këtyre akuzave, është përgjigjur Dako.
“Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet.. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s’është më ai që ka qenë!
Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s’i ka hequr kurrë nga goja as kur s’i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli”, shkruan kryebashkiaku i Durrësit në një shënim në Facebook.
“Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS… Po t’i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri”, shton ai.
Në fund të reagimit të tij, i drejtohet edhe Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së me një mesazh:
“Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç’paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri”.