osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Italia dhe Gjermania “po na lusin”! E ka vetëm Shqipëria

Italia dhe Gjermania “po na lusin”! E ka vetëm Shqipëria

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndomta, kanë aftësi të mëdha shëruese.
Edhe Shqipëria ka qenë pjesë e këtyre qytetërimeve me nuhatje të mirë ndaj produkteve të veçanta me vlera mjekësore dhe shëruese. Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, pikërisht prej këtyre vlerave. Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Për shumë fermerë shqiptarë, ‘maydis’ ose mustaqet e misrit po kthehen në një mënyrë të mirë për të pasur disa të ardhura më shumë në familje. Pikërisht ajo mustaqja që më parë hidhej, tani del që kërkohet në tregjet ndërkombëtare. Arsyet pse shumë kompani evropiane i kërkojnë me ngulm në tregun shqiptar ka të bëjë me faktin që vetëm në vende si Shqipëria, misri i mbjellë është farë origjinale dhe jo e modifikuar gjenetikisht, ndërkohë misri i kultivuar në pjesën më të madhe të botës është rezultat i bioteknologjisë.

“Ne i eksportojmë mustaqet e misrit në Itali dhe Gjermani. Ndërkohë që sektorët që e kërkojnë më shumë janë nga farmaceutika dhe kozmetika”, thotë Sokol Proja, i cili i mbledh mustaqet e misrit nga zona e Lushnjës.

Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Konsumatorët shqiptarë mund ta gjejnë këtë produkt në farmacitë bimore, pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, dyqanet organike, madje edhe në disa farmaci bujqësore.

Si përdoren mustaqet e misrit?

Mustaqet e misrit përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër. Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.

Vlerat e mustaqeve të misrit

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit

Trajtojnë infeksionet urinare

Luajnë rol diuretik

Parandalojnë formimin e gurëve në veshka

Shmangin mpiksjen e gjakut

Ulin tensionin e gjakut

Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak

Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni

Luftojnë kolesterolin

Janë burim i vitaminës C

Përdoren kundër obezitetit

Përdorimet për lëkurën

Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës. Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak. Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë.

Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek. Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do zhvlerësojë punën e medikamenteve.