osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Liri Berisha dhe dhëndri Enverit, ortakë tek Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, gruaja e Bashës ka bërë me të film për krimet e diktaturës

Liri Berisha dhe dhëndri Enverit, ortakë tek Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, gruaja e Bashës ka bërë me të film për krimet e diktaturës

Dy pjellat dhe vemjet e bllokut të diktaturës komuniste, Sali Berisha e Lulzim Basha, që ditën, bëjnë sikur shajnë e mallkojnë Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij, po përdorin bashkëshortet e tyre, për të mbajtur lidhjet e vjetra, me biznese në “kohën e re”, duke u tallur me shqiptarët, lexoni, shikoni pamjet dhe kuptoni, se cilët janë realisht, udhëheqësit “antikomunistë” të PD, mes tyre edhe “anti-komunisti i tërbuar” Fatbardh Ali Spahia dhe kreu anti-komunist Nebil Çika

Dëgjojmë mëngjes drekë e darkë, që Sali Berisha e Lulzim Basha, vjellin vrerë me sharje, denoncime e mallkime, kundër diktatorit Enver Hoxha, kundër aktivizmit në politikë e qeveri, të pasardhësve të ish-bllokistëve dhe bëjnë sikur kërkojnë, ndërhyrje ligjore për ndalimin e simboleve komuniste në Shqipëri.

Mirëpo këto qëndrime, ata i mbajnë ditën, mbasi dy fakte të dokumentuara tregojnë se natën, dy pjellat dhe vemjet e bllokut të diktaturës komuniste, Sali Berisha e Lulzim Basha, po përdorin bashkëshortet e tyre, për të mbajtur lidhjet e vjetra edhe në  “kohën e re”, duke tallur b..**n me demokratët.
Lexoni, shikoni fotografitë dhe kuptoni, se cilët janë realisht, udhëheqësit gjoja “antikomunistë” të PD, mes tyre dhe “anti-komunisti i tërbuar” Fatbardh Spahia, apo Kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika e shumë të tjerë.

Liri Berisha, punëson dhëndrin e Enver Hoxhës, në bordin e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”

Po citojmë të plotë, mesazhin që na ka ardhur në redaksinë e “PAMFLETI”, nga një prind fëmije autikë: – “Ishim në takim me Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”. Në podium, krahë kryetares Liri Berisha, ishte edhe një person, që foli për të drejtat e fëmijëve autikë, duke përmendur, ndihmën që u jep fëmijëve, ky fondacion bamirës, i krijuar me mbështetjen e kryeministrit Sali Berisha, njeriut që rrëzoi diktaturën komuniste dhe krijoji shanse të barabarta për trajtime mjekësore jashtë shtetit të fëmijëve autikë, privilegj që në vitet e diktaturës, e kishin vetëm fëmijët e familjeve të bllokut”

Ky person, quhej Genc Boga, avokat dhe biznesmen, burri i Valbona Sokol Hoxhës, mbesës së diktatorit Enver Hoxha, mik i familjes Berisha dhe ortak me Liri Berishën në Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, ortakë në studiot e Argita Malltezit e Shkëlzen Berishës, fakt të cilin “PAMFLETI” e vërtetoi, nga emri i tij në faqen zyrtare të fondacionit, ku figuron “Anëtarë Bordi”, ndërkohë që bordi, përbëhet nga familjarë të “Berishëve”.

Gruaja e Bashës, ortake me dhëndrin e Enver Hoxhës, në kompaninë “ACS” dhe bashkë-autore me të, në dokumentarin kundër krimeve të diktaturës

Para 1 jave, gruaja e Lulzim Bashës, ka shfaqur dokumentarin “Kohën e bëjnë njerëzit”, me të cilin, publikonte, denonconte  dhe dënonte, krimet e diktaturës komuniste, të bëra në “regjimin gjakatar të përbindëshit Enver Hoxha”, siç e kishte etiketuar.

Dokumentari, sipas promovimit që iu bë në Muzeun Historik Kombëtar”, me organizim të Kryesisë së PD, TV-Klan-t dhe Kryesisë së Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, ishte përgatitut nga Aurela Isufi (Basha), gruaja e Lulzim Bashës dhe nga Genc Boga, burri i Valbona Sokol Hoxhës, mbesës së diktatorit Enver Hoxha, të cilët rezultojnë, se janë bashkëpronar të Fondacionit “Albanian Cultural Society” (ACS), ku gruaja e Bashës është Kryetare Bordi, ndërsa dhëndri diktatorit është N/kryetar Bordi. Këto janë faktet, komentet janë të tepërta./Pamfleti