Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen e Bularatit ku forcat RENEA ekzekutuan një ekstremist grek gjatë një shkëmbimi zjarri.
Edhe pse operacioni zgjati për 30 minuta dhe 35 vjeçari nuk u dorëzua, analisti thotë se policia duhet ta neutralizonte dhe jo ta vriste.
“Detyra e policisë është t’i evitojë këto dëme të mëdha.
Forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë.
Kjo është e para gjë që do të kishte qenë mirë të mos ndodhte, vrasja, që të neutralizohej personi që akoma se dimë çfarë ka qenë.
Njëkohësisht për të mos u krijuar këto tensione mes Shqipërisë e Greqisë. Nuk jam me ata që ekzaltojnë faktin ‘ja ne ja treguam vendin’.
Këtu është problemi që të mos ndodhte ngjarja. E dyta gjë që duhet bërë për këtë gjë është transparenca e plotë për këtë ngjarje.
Varet se si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe mund ta thellojë acarimin mes dy vendeve.
Nuk ishte reagim normal i kryeministrit, u shpreh Lubonja.
Më herët, edhe ish kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar të njëjtin qëndrim.