Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku siç tha pasi mbaroi punë aty, paraqiti prova deçizive për çështjen e tij.
Në lidhje me këtë temë ka folur sot edhe gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Report Tv.
Ai ka bërë me dije se prova për të cilën flet ish-ministri, është një vendim i gjykatës në Itali, i cili e shpall të pafajshëm Saimir Tahirin, për akuzat për lidhje me grupin e Habilajve.
Hoxha deklaroi:
Ajo që paraqiti ish-ministri është një vendim i Gjykatës së Katanias, i cili e shpall Tahirin të pafajshëm nga të gjitha akuzat për lidhje me grupin e Habiljave.
Kjo nuk do të thotë se hetimet nga prokuroria shqiptare do të ndërpriten. Ne do të shohim cili do jetë fundi i hetimeve, rezultati i të cilave do të duket në gjykatë, por pa dyshim që ky është një element në favor të Tahirit.”