Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme në orën 12:30. Vetë ish-ministri konfirmoi se do të paraqesë prova të reja.
Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij Maks Haxhia. Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.
Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.