Një tragjedi ajrore është shënuar në Indonezi, ku një avion me 188 persona në bord është rrëzuar në det. Mësohet se avioni ‘Lion Air Boeing’ 737 ra në det sapo ishte ngritur nga pista e aeroportit të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, ndërsa kishte planifikuar që të ulej në Pangkal Pinang.
‘Daily Mail’ shkruan se mjeti i fluturimit humbi kontaktin me pikën e kontrollit pak minuta pas ngritjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të mbijetuar.
Po ashtu janë gjetur edhe sende personale, që nga kartat e identitetit deri tek fotografitë, që u përkasin personave që ishin në bord. Aktualisht autoritetet po hetojnë rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.