Lajmi i vdekjes së 35-vjeçarit grek Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi hapi zjarr ndaj policisë shqiptare u bë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
“Greku vritet në dyluftim me policinë në Shqipëri,” titullohet artikulli i shkruar në prestigjiozen amerikane “The Washington Post”.
“Vendet në krizë? Policia shqiptare qëllon për vdekje grekun,” ka shkruar media serbe “Mondo.rs”
Ministria greke e Punëve të Jashtme deklaroi se ishte “e papranueshme që operacioni të çonte në humbjen e jetës njerëzore” ndërsa Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë për “ankesë për politizimin e pajustifikuar” të këtij rasti,” shkruhet në artikull.
Agjencia e lajmeve ballkanike IBNA, shkruan “Policia shqiptare vret të riun në një përballje të armatosur, vlojnë reagimet”.
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qellonte me arme zjarri, nderkohe qe mbeti i vrare.