Një vajzë 7 vjeçare ka arritur të dielën e kaluar të “shpetoje” nëpër të gjitha masat e sigurisë në Aeroportuin e Gjenevës dhe, pa biletë, të hyjë në aeroplanin “Easy Jet” që fluturonte drejt Korzikës.
Para se ta bënte këtë, vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediet zvicerane.
Vetëm pasi ka hyrë në aeroplan, prania e saj i ka rënë në sy një pjesëtari të stafit. Ndërsa më parë ajo nuk është pikasur pasi që kishte thënë se ishte me prindërit të cilët sipas saj ndodheshin aty diku, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq prindërit, që banojnë në rrethinë të Gjenevës kishin alarmuar policinë.
Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevë ka thënë për mediet se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin shikuar videokamerat vëzhguese.
Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen. Përgatitja e pasagjerëve për të hipur në aeroplan do të kontrollohet në mënyrë më rigoroze. “Kjo gjë nuk duhej të ndodhte kurrë”, ka thënë zëdhënësi.