Pamela Anderson i ka habitur të gjithë me historinë që ndau përpara gazetarit Piers Morgan. Ajo rrëfeu për herë të parë një histori aspak të zakontë të fëmijërisë së saj. Aktorja e njohur tregoi se si një vajzë adoleshente e cila kujdesej për të kur ishte e vogël, e ngacmonte seksualisht dhe më pas gjeti vdekjen.
“Kisha një dado, dhe ajo më ngacmoi për gati një vit kur isha 8 vjeç. Por mbaj mend që i urova vdekjen dhe ajo përfundoi dukë bërë aksident ditën tjetër në diplomimin e saj. Unë mendova atëherë ok e vrava, kam fuqi magjike, por nuk mund ti tregoj prindërve për këtë gjë”.
Ajo vijoi duke treguar se mendimet që ajo ishte fajtore për aksidentin e dados, e kanë torturuar për shumë kohë.