Adoleshentë që vrasin veten, të rinj që gëlltisin detergjent si sfida online. Interneti ka sjellë shumë të mira, por në disa raste teprimet janë tronditëse. Dy motra në Rusi u vetëvranë duke u hedhur nga çatia e pallatit. Maria Vinogradova, 12 vjeç dhe gjysmë-motra e saj, Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, dyshohet se u vetëvranë pasi po luanin lojën “Balena blu”.
Ato u hodhën nga kati i dhjetë në qytetin Ishevsk. Policia ka nisur hetimet. Qindra fëmijë në Rusi janë pjesë e lojës famëkeqe, e cila shënjestron kryesisht fëmijët depresivë. Edhe dy gjysmë-motrat ishin natyrë depresive. Njëra prej tyre ishte në krizë pasi mamaja e kishte kritikuar pse ishte në një lidhje.