Ministri franzec i Financave Bruno Le Maire është shprehur se nuk ka asnjë rrezik që kriza e buxhetit të Italisë të prekë Bashkimin Evropian, por sipas ti Eurozona nuk është e përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me një krizë të re ekonomike.
Këtë gjë Le Maire e ka thënë në një interviste për të përditshmen franceze Le Parisien.
“Ne nuk shohim se kjo do të prekë Evropën. Komisioni Evropian ka biseduar me Italinë dhe shpresoj që Italia të bëjë pjesën e saj”, ka deklaruar ministri francez.
Gjithashtu Le Maire tha se bankat franceze që kanë përfaqësi në Itali tashmë kanë dhënë kredi ndaj korporatave dhe individëve që arrijnë shumën e përgjithshme prej 280 miliardë eurosh.