Pas ngjarjes së ndodhur sot në Bularat, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Edi Rama.
Kryministri shkruan në twitter se policia bëri detyrn e saj dhe i bën thirrje shtetit fqinj: “bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”
Reagimi:
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”